E konfirmuar, Zelensky do të marrë pjesë në samitin e G7 në Itali

3 months ago 20
Reklamë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të marrë pjesë në samitin e G7, që do të mbahet gjatë muajit qershor në Itali.

Nuk ka ende informacion nëse pjesëmarrja e Zelenskyt në samit do të jetë fizike, apo online.

“Nuk mund të konfirmoj dhe as mohoj nëse presidenti do të marrë pjesë fizikisht në samitin e G7 , por në çdo rast – qoftë online apo personalisht – nuk ka dyshim se ai do të jetë i pranishëm”, tha Serhiy Nikiforov sot në televizionin shtetëror.

Një çështje kyçe në axhendën e samitit, që do të mbahet në Italinë jugore nga 13 deri më 15 qershor, do të jetë mënyra sesi fondet e ngrira ruse mund të përdoren për të ofruar ndihmë të re për Ukrainën.

Lajmi për pjesëmarrjen e Zelenskyt në samitin në Itali është konfirmuar edhe nga kryemistrja italiane, Giorgia Meloni.

Zelensky ka shtuar udhëtimet e tij ditët e fundit në një përpjekje për të mobilizuar komunitetin ndërkombëtar përpara samitit për paqen në Ukrainë, i cili do të mbahet në Zvicër më 15 dhe 16 qershor, pa pjesëmarrjen e Rusisë, pasi ajo nuk është ftuar./vizionplus.tv/

Read Entire Article