Euro është këmbyer sot mesatarisht me 99.47 lekë si asnjëherë më parë që prej ditës kur është futur në përdori në eurozonë. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë konfirmojnë një forcim të vazhdueshëm të lekut kundrejt euros edhe gjatë këtyre ditëve të fundit të sezonit.
Ky është një zhvillim i papritur për periudhën pasi zakonisht, euro shfaqet e dobët përballë lekut gjatë muajve të verës dhe në shtator-tetor nis një trend rritës, por kjo nuk kandodhur këtë vit. Tregu duket se ka tepri të euros dhe një kërkesë në rritje për lek.
Kjo e premte, datë 13 ka qenë ditë “ters” ka qenë edhe për dollarin amerikan. Monedha amerikane ka zbritur nën 90 lekë duke pësuar një rënie të fortë.
Paundi Britanik ka zbritur nën 118 lekë duke u këmbyer sot me 117.84 lekë. /vizionplus.tv