Një ngjarje e rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit të së hënës. Dy të moshuar janë djegur brenda banesës së tyre, si pasojë e flakëve që përfshinë ambientin ku jetonin.
Tragjedia ka ndodhur në Nafpaktos, Greqi.
Ata jetonin të vetëm në shtëpinë e cila mori flakë për arsye të panjohura.
Policia dhe zjarrfikësja po hetojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit./vizionplus.tv/