Katër persona kanë humbur jetën pasi janë zënë nga një ortek. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në rajonin rajonin malor Auvergne të Francës qendrore është regjistruar një ngjarje tragjike , ku sipas autoriteteve lokale, 4 persona kanë humbur jetën pasi i ka zënë poshtë një ortek.
Orteku ndodhi të dielën në një lartësi prej 1,600 metrash, mbi fshatin Mont-Dore në një zonë të njohur si Val d’Enfer, tha në një deklaratë prefektura e departamentit Puy-de-Dome.
Tre persona të tjerë u plagosën, ndërsa një operacion i madh kërkimi që mobilizonte 50 persona është duke u zhvilluar.