Një 18-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj.
Gjithashtu sipas policisë, adoleshenti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërsa një 37-vjeçar, banues në Rubik, A. L., është vënë në pranga pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel