Makineritë e reja të kompanisë publike “Eco Tirana” janë vënë në punë për të pastruar çdo cep të kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj ndoqi nga afër aksionin e pastrimit gjatë orëve të para të mëngjesit.
Veliaj shprehet se punonjësit e kompanisë “Eco Tirana” nuk lodhen duke pastruar qytetin nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.
“Ende pa gdhirë, doja të falenderoja kolegët e kompanisë publike “Eco Tirana” , që nuk lodhen së pastruari qytetin nga orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes. Na ndiq në këtë video të shkurtër për të parë se çfarë pune bëhet me ndihmën e mjeteve dhe makinerive të reja të shërbimit të pastrimit”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku u bwri apel qytetarëve, që nëse kanë pajisje të madha shtëpiake për t’i hedhur, duhet të njoftojnë kompaninë “Eco Tirana” e cila do t’ua marrë në banesë pa asnjë kosto./vizionplus.tv