Aplikacioni “TEA 2.0” është gati për tu shkarkuar dhe për tu përdorur nga turistët.
Kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij social Facebook ku tregon se si funksionon aplikacioni digjital, i cili është krijuar për t’i ardhur në ndihmë turistëve që vijnë në vendin tonë.
“Shkarko aplikacionin TEA, udhërrefyesin digjital të Shqipërisë turistike dhe do të gjesh:
-kalendarin e eventeve me detajet përkatëse
-akomodim pranë vendeve ku shija lokale nuk mungon
-si dhe kontaktet e emergjencës për çdo të papritur
Eksploro Shqipërinë si asnjëherë më parë, më sigurt, më leht”, shkruan kreu i qeverisë.
Më 12 qershor u bë prezantimi i këtij aplikacioni , në brendësi të të cilit turistët e huaj dhe vendas gjejnë informacionet e nevojshme.
“Do të vazhdojë të përmirësohet apo të pasurohet më saktë më tutje edhe me një gjenerator të inteligjencës artificiale, i cili do t’i bëjë të mundur të gjithë turistëve dhe vizitorëve, që të bëjnë personalizimin e planeve të tyre të udhëtimit dhe po ashtu që të kenë në dispozicion harta 3D dhe ne kemi përfshirë një komponent që çdo vit bëhet më i pranishëm, që është komponenti aktivitetit të përditshëm kulturor dhe artistik, si një hapësirë që i ofron turistëve dhe vizitorëve mundësi përtej plazhit, diellit, rërës, ushqimit, hotelit”, tha Rama më 12 qershor./vizionplus.tv