Ekstradohet vrasësi nga Italia, Agron Tufa vrau dhe dogji trupin e Kejsi Hysës, u dënua me 30 vite burg

2 months ago 33

I dënuar me 30 vite burg, Agron Tufa, i arrestuar në Itali, është esktraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin që i është caktuar në mungesë nga gjykata.

Tufa u dënua për vrasjen e Kejsi Hysës, ngjarje e ndodhur në vitin 2018, në Nikël të Krujës.

Agron Tufa, së bashku me Hysni Ramën, vranë me armë zjarri 34-vjeçarin Kejsi Hysa në afërsi të një parcele me kanabis dhe më pas i dogjën trupin.

Në vitin 2021, gjykata e Krujës e kishte dënuar Tufën me 30 vjet burgim për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.  /vizionplus.tv

Read Entire Article