Elon Musk padit OpenAI: Inteligjenca artificiale po i shërben parasë, harruat interesin e njerëzimit

7 months ago 24

Elon Musk ka paditur shefin ekzekutiv të kompanisë “OpenAl” , e cila ka krijuar Chat GPT.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Musk ka paditur Sam Alton me pretendimin se gjatë rrugëtimit të krijimit të inteligjencës artificiale ai harroi objektivin primar, i cili ishte që Inteligjenca Artificiale t’i shërbente njerëzimit dhe jo përfitimeve monetare.

Sipas Elon Musk kompania “OpenAI” po punon me parime që kundërshtojnë interesat e botës humane. Padia, për të cilën Reuters raporton se u ngrit vonë të enjten, thotë se Altman dhe bashkëthemeluesi i OpenAI Greg Brockman fillimisht iu afruan Elon Musk për të krijuar një kompani jofitimprurëse. “Qëllimi i kompanisë së mbështetur nga Microsoft (MSFT.O) për të fituar para e shkel atë kontratë”, thanë avokatët e Musk në padinë e ngritur në San Francisko, shkruan Reuters.

Ata shtuan se kompania e kishte mbajtur dizajnin e GPT-4, modelin e saj më të avancuar të AI, “një sekret të plotë”. Kujtojmë se Elon Musk ishte bashkëthemelues i kompanisë OpenAI në vitin 2015. Ai u largua ng bordi tre vite më vonë, në 2018-ën.

Vitin e kaluar, sipërmarrësi Altman u shkarkua nga ish-bordi i OpenAI. Asokohe ish-bordi i kompanisë argumentoi vendimin për të shkarkuar Altman me arsyetimin se po përpiqej të mbronte misionin e kompanisë për të zhvilluar inteligjencën artificiale në interes të njerëzimit. Disa ditë më vonë, Altman u kthye në kompani me një bord të ri drejtues.

ChatGPT, chatbot i OpenAI, u bë aplikacioni i softuerit me rritjen më të shpejtë në botë brenda gjashtë muajve nga fillimi i tij në nëntor 2022. Gjithashtu shkaktoi nisjen e chatbot-eve konkurruese nga Microsoft, Alphabet dhe një mori startup-sh që kapitalizuan në fushatën reklamuese për të siguruar miliarda në financim./vizionplus.tv/

Read Entire Article