Emigrantët/ Britania shikon Italinë, Starmer nesër në Romë për të diskutuar me Melonin shembullin shqiptar

1 month ago 24

Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, ka deklaruar se qeveria e tij mund të ndjekë shembullin e Italisë dhe të përpunojë aplikimet e azilkërkuesve në një vend të tretë.

I ftuar në një program televiziv në Londër për mbytjen e anijes së fundit me emigrantë, lammy tha se kjo cështje mbetet një shqetësim i madh dhe se qeveria britanike po punon për të luftuar bandat e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Keir Starmer do të jetë në Itali të hënën për të biseduar me kryeministren, Giorgia Meloni, në lidhje me përpjekjet e saj për të trajtuar problemin dhe punën që ata kanë bërë, veçanërisht me Shqipërinë. Pra, sigurisht, për shkak se ka ulur shifrat, ne jemi të interesuar të diskutojmë me Italinë për skemat që ka zhvilluar, jo vetëm me Shqipërinë”, tha Lammy

Por një burim tjetër nga zyra e brendshme e qeverisë britanike tha se pretendimi i ministrit lammy për një skemë të tillë nuk është në diskutim pasi ende nuk është funskionale dhe nuk ka dhënë rezultat.

Italia, e cila pranon më shumë emigrantë nga të gjitha vendet në BE, ka hapur një nga dy kampet e planifikuara në gjadër të lezhës në gusht por ende nuk ka sjellë njerëz. Të parët pritet të mbërrijnë në vendin tonë kur të hapen dhe të jenë funksionalë të dy kampet.

Më herët edhe kryeministri britanik Keir Starmer ka thënë se ishte i interesuar për shtrirjen e politikës, sipas së cilës Shqipëria do të pranojë azilkërkuesit në emër të Italisë, ndërsa kërkesat e tyre të përpunohen. /vizionplus.tv

Read Entire Article