UEFA Champions League rikthehet me formatin e ri dhe faza e parë premton supersfida që do të transmetohen direkt në Tirng.
Gazetari Ervin Sina ka folur në emisionin “7pa5” për ndeshejt e mbrëmjes, ku spikat ajo mes Liverpool dhe Milan, një nga klasiket e kontinentit, me shumë histori.
Ai tha se humbja e Liverpool në fundjavë ka ngjallur shpresa te tifozët e Milanit për një fitore të mundshme. Pas një nisjeje të dobët të kampionatit, 7 herë fituesit e Champions, kanë bërë përmirësime, teks aLiverpool nga ana tjetër nuk ka qenë në formën më të mirë.
“Sot për herë të parë futbolli europian teston formulën e re. Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur se sfida Milan-Liverpool.
Milan-Liverpool është qershia mbi tortë dhe sot në Tring do të shijojmë një ndeshje të madhe. Do të kemi deri në janar supersfida pa fund. Formula e re do duhet të testohet. Shorti konfirmoi superduele javë pas jave.
Humbja e Liverpool në fundjave I ka bërë analistët të mendojne se ndehsja e sotme mund të jetë një mundësi e mirë për Milanin përballë Liverpoolin që nuk ka treguar anën e vet më të mirë. Milani vjen në rritje pas një nisjeje jo të mirë të sezonit. Sonte ka një pritshmëri për një rezultat pozitiv në radhët e tifozëve të Milanit”, tha ai.
Ndërkohë, në Tring do të transmetohen edhe sfidat e tjera Real Madrid-Sttugart, Bayern-Dinamo Zagreb dhe Juventus-PSV.
“Jam i sigurt që do të fitojë futbolli. Ndeshje kaq të mëdha, besoj që zgjedhja e Tring dhe rikthimi i Vizionit për t’i dhënë jehonë një kompeticioni të tillë është një gjetje për të maksimizuar të gjitha paketat sportive që Tring ka”, u shpreh Sina. /vizionplus.tv