Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Fushë Krujë-Krujë, ku një makinë “Audi” është përplasur me një furgon.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur Nezir Neziri i cili drejtonte furgonin dhe Gëzim Hoxha i cili ishte drejtues i “Audi-t”.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital. Hoxha është transportuar në spitalin e Krujës, ndërsa Neziri në atë të “Traumës”.
Mësohet se furgoni shërbente si mjet për transpoirtin e punonjësve të një fasoneri, por që në momentin e aksidentit në të ndodhej vetëm shoferi.
Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
/Vizionplus.tv/