Policia ka vijuar kontrollet për evidentimin e zonave që përdoren për kultivim kanabisi. Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë asgjësuar, 2105 fidanë e bimë kanabis.
Po ashtu, janë arrestuar dy persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Në Lezhë janë asgjësuar 1445 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Si pasojë është arrestuar 45-vjeçari, Gjovalin Lleshi, i dyshuar si kultivuesi i bimëve narkotike.
Në Kurbin u një parcelë e kultivuar me 360 bimë të dyshuara narkotike kanabis, si dhe u arrestua në flagrancë 57-vjeçari. Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, si autor i dyshuar i bimëve të gjetura në atë parcelë.
Në Mirditë, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 48-vjeçarit, Martin Marku, i cili dyshhet se ka kultivuar 300 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuara në kubikë plastikë.