Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria përgjatë gjithë vitit ka mikpritur 1,229,195 vizitorë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale (Facebook), Rama shkruan se turistët vijojnë dhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore.
“Mirëmëngjes dhe me turistët që vijojnë dhe në këto ditë me diell të nëntorit të vizitojnë sitet tona kulturore, të cilat përgjatë gjithë vitit kanë mikpritur 1,229,195 vizitorë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.