EMRAT/ Detaje nga plagosja e 40-vjeçarit në Tiranë, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

6 months ago 31

Vizion Plus mëson emrin e 40-vjeçarit që mbeti i plagosur mbrëmë, pas një sherri me thika në Komunën e Parisit në Tiranë.

40-vjeçari i cili  mori ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, ështe identifikuar me emrin Marin Kokobobo. Ndërkohë policia e Tiranës njoftoi me herët se identifikoi personat që u konfliktuan mbrëmë me 40-vjeçarit.

Lexo edhe :

Related Posts

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Kevin Kolgega 19 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Arlind Gjoni 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:25, në rrugën “Komuna e Parisit”, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin Elsi Gjat, 34 vjeç, si dhe kanë goditur me mjet prerës shtetasin Marin Kokobobo 40 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë./Vizionplus.tv/

Read Entire Article