EMRAT/ Ndryshime në qeveri, kush ikën dhe kush vjen

1 month ago 29

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Mësohet se janë larguar nga detyra dy zv.ministret e Turizmi tdhe Mjedisit, Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.

Ndërkohë në këtë pozicion janë emëruar Ilva Gjuzi dhe Sofjan Jaupaj.

Ky i fundit më herët ka mbajtur detyrën “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”.

Gjithashtu ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në vend të tij për postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama.

Ndërkohë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar edhe Silda Çepe (Anagnosti).

Emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article