Policia ka vënë në pranga tre vëllezër në Mirditë, të cilët akuzohen se kanë plagosur rëndë një tjetër person.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar rreth një vit më parë, 12.05.2023, në Fan, Mirditë, ku tre vëllezërit, Edmond Marku, Mark Marku, Loni Marku kanë goditur me sende të forta shtetasin B.N.
“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., për motive të dobëta”, thuhet në njoftim.