EMRAT/ Vodhën sende me vlerë 15 mijë euro, arrestohen autorët, e pëson dhe pronari i argjendarisë

1 month ago 32

Tre persona kanë rënë në pranga, pasi vodhën sende me vlerë rreth 15 000 euro në një banesë. Të arrestuarit janë Leonard Balla, Denis Myftari, Ervin Xaka.

Në pranga ka rënë edhe një 34-vjeçar, pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura nga 3 autorët e dyshuar.

Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, automjeti me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, veshjet që kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve, si dhe aparatet e tyre celulare.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Falco”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

– L. B., 25 vjeç, E. X., 21 vjeç, dhe D. M., 23 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/25 e Kodit Penal;

– F. C., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore dyshohet se, më datë 13.09.2024, në rrugën “Astrit Losha”, shtetasi D. B., ka ruajtur shtetasin L. B., i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë (çanta të markave të kushtueshme dhe aksesorë të tjerë) me vlerë rreth 15 000 euro. Më pas bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. X., ka marrë këta dy shtetas me automjet dhe i ka larguar nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet e vjedhura të gjetura në dyqanin e shtetasit F. C”, njofton policia. /vizionplus.tv

Read Entire Article