Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është gjetur i pa jetë në Shkodër.
Nga të dhënat e para raportohet se efektivi i FNSH, i identifikuar si Nikoll Lekndreaj, është gjetur i mbytur në një kanal në fshatin Bardhaj.
Mësohet se efektivi po kthehej nga fshati Bardhaj drejt Shkodrës me një motomjet, por rrugës e ka zënë stuhia që përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme. Si pasojë, i ndjeri ka humbur kontrollin e motomjetit duke përfunduar në kanal../vizionplus.tv