EMRI/ I dënuar për lëndë narkotike, arrestohet 45-vjeçari

5 months ago 19
Reklamë

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në pranga, pasi ishte i dënuar me mbi 3 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Berat, lokalizuan në lagjen “Muzakaj”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Marjus Marini, 45 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Apelit në Vlorë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article