Aneo Buzi, 29 vjeç, është arrestuar nga policia e Tiranës me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.
Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, arrestimi i tij u bë ne bulevardin “Zhan D’Ark”.
Buzi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani./vizionplus.tv