EMRI/ Vrasja e shqiptarit në grupin grek, rekordet kriminale të viktimës, nga vrasja e dyfishtë tek tentativa për arratisje

4 months ago 5

Mediat greke kanë zbuluar identitetin e dy shqiptarëve të përfshirë në konfliktin fatal në burgun grek Korydallos. Viktimë e konfliktit të përgjakshëm ka mbetur 35-vjeçari, Alfons Doçi. Ndërkohë është plagosur rëndë një 46-vjeçar, po ashtu shqiptar.

Viktima po vuante dënimin në burgun grek, pasi kishte vrarë një biznesmen në Atikën Perëndimore në vitin 2017 gjatë një grabitjeje dhe pak më vonë një grua të moshuar, gjithashtu gjatë një grabitjeje.Në vitin 2018, gjatë transferimit të tij në Kretë, ai tentoi të arratisej.

Ndërkohë, i plagosuri është dënuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të trafikut të drogës.

Mediat greke theksojnë se konflikti lindi për shkaqe banale, ndërsa sherri degardoi në përdorim thikash dhe shkopinjsh.

Read Entire Article