Detaje të tjera kanë dalë nga aksidenti i mbrëmshëm ku u përfshi një makinë policie dhe një automjet i Gardës,
Mësohet se mjeti, i cili përplasi makina e policisë në zonën e Selitës në Tiranë ishte në pronësi të Gardës së Republikës, e cila po shoqëronte djalin e gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka.
Lexo edhe :
Related Posts
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia e mjetit të drejtuar nga një punonjës policie si edhe lagështira në rrugë, megjithatë prokuroria po bën hetime të thelluara nisur nga zhvillimet e fundit.
Kjo, pasi gjyqtarja Irena Gjoka është duke gjykuar çështjen Berisha dhe më datë 26 dhjetor pritet të japë masë e sigurisë për ish-kryeministrin.
Polici që goditi nga pas makinën e Gardës konfirmon se kishte humbur kontrollin për shkak të shiut, megjithatë duke marrë parasysh përfshirjen e familjes së Gjokës në ngjarje, prokuroria po bën verifikimet e rastit për të shmangur çdo dyshim të mundshëm.
Policia njoftoi mbrëmë për aksidentin duke mos dhënë detaje mbi personat e përfshirë në të.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson nga policia se nuk plotësohen kushtet për ndjekje penale ndaj drejtuesit të automjetit të policisë që shkaktoi aksidentin pasi ka vetëm dëme materiale. Polici do të dënohet vetëm me një gjobë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjoka dhe familjarët e saj shoqërohen nga Garda e Republikës për shkak të detyrës së saj në GJKKO. Mbrojtja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm u caktua në ndryshimet ligjore, pjesë të Reformës në Drejtësi.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.12.2023, në Selitë, janë përplasur (vetëm me dëme materiale) automjeti me drejtues shtetasin A. D., me automjetin e Policisë, me drejtues shtetasin I. H.
Si pasojë shtetasi I. H., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv