Erdogan në OKB: Izraeli kryen masakra, sepse mbështetet nga një pjesë e vogël e vendeve

1 month ago 20

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka krahasuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me Adolf Hitlerin.

Gjatë fjalimi të tij Erdogan ftoi Asamblenë e OKB-së të mobilizohet për të ndaluar qeverinë e shtetit hebre, pikërisht ashtu siç u bashkua bota kundër furisë naziste.

“Ashtu siç kishte një aleancë për të ndaluar Hitlerin, tani është e nevojshme të krijohet një aleancë për të ndaluar Netanyahun. Masat parandaluese duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur. Izraeli kryen masakra, sepse mbështetet nga një pjesë e vogël e vendeve. Turqia nuk ka asgjë kundër Izraelit dhe ne jemi krejtësisht të huaj ndaj antisemitizmit.

Problemi ynë është politika e dhunës dhe masakrave të kryera nga qeveria izraelite. Ne nuk kemi frikë të themi atë që mendojmë dhe do të vazhdojmë të flasim për këtë dhimbje. Këtu nuk kemi të bëjmë me besimin, fenë apo racën, kjo ka të bëjë me drejtësinë dhe unë dua të falënderoj të gjithë studentët në mbarë botën që po protestojnë në favor të Palestinës”, tha Erdogan. 

Read Entire Article