Jo vetëm në Londër, Amsterdam, Francë e Gjermani, protesta kundër Rusisë do të zhvillohet edhe në Tiranë. Këtë të shtunë në orën 12:00, qytetarët do të protestojnë përpara ambasadës ruse për t’i thënë ndal luftës.
“2 vite nga lufta në Ukrainë! Jo vetëm sot, por gjithmonë, solidarizohemi me popullin ukrainas. Bashkohuni me ne në sheshin përpara Bashkisë së Tiranës më 24 shkurt, në orën 12⁰⁰, për të treguar përkrahjen tonë për paqe dhe liri”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.
Më 24 shkurt bëhen dy vjet që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Gjatë kësaj periudhe, si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë pësuar humbje të shumta, por nuk duket se lufta do të ndalet së shpejti. /vizionplus.tv