“Escort Tirana”, goditet qendra e prostitucionit, arrestohet 27-vjeçarja ukrainase dhe rusja! 11 “punëtoret” nën hetim

1 month ago 32

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Tiranë, nën  drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka  finalizuar operacionin policor të koduar “Escort”.

Një shtetase ruse dhe një ukrainase, të cilat shfrytëzonin për prostitucion shtetase të huaja të reklamuara në faqen “Escort Tirana” janë arrestuar.

Dy të arrestuarat, shumat e parave të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje.

11 shtetase janë proceduar penalisht për ushtrim prostitucioni.

Policia njofton se u arrestuan në flagrancë shtetasja ukrainase Anna Tkachenko, 27 vjeçe, dhe shtetasja ruse Elena Maslova, 37 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Këto dy shtetase janë kapur në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash, nga shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.

Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

Më parë, gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, është finalizuar operacioni policor i koduar “Foreing”./vizionplus.tv

Read Entire Article