Tre grupe të tjera do të përballen këtë të premte në Gjermani, në kampionatin europian të futbollit, Euro 2024.
Në orën 15:00 Sllovakia do të përballet me Ukrainën, si pjesë e grupit E. Edhe Polonia me Austrinë do të përbllen në orën 18:00.
Por ajo që pritet të marrë vëmendjen më të madhe do të jetë ndeshja e orës 21:00, ku Holanda dhe Franca do të kërkojnë fitoren në Gjermani.
Por në pikëpuetje do të jetë fati i Mbappe. Ky i fundit pësoi thyerje të hundës në ndeshjen e fundit me Austrinë, ndërsa ka refuzuar që ti nënshtrohet ndërhyrjes, duke e mbajtur gjatë këtyre ditëve me fasho speciale.
Ditën e djeshme Mbappe ka qenë edhe në stërvitjen individuale që kaën zhvilluar lojtarët, ndërsa në rrjetet sociale ai ka publikuar një maskë me logon e flamurit francëz dhe simbolin e gjelit, duke lënë të nënkuptuar se do të luaj me mbajtjen e asaj maske.
Deri në këto momente, nuk ka asnjë gjë të sigurt, nëse Mbappe do të “luftojë” kundër Holandës apo jo./vizionplus.tv