EURO 2024/ Sot ndahen biletat e fundit, Belgjikë-Ukrainë dhe Turqi-Çeki, ndeshje direkte

4 months ago 19

Sonte luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të kampionatit europian. Katër takime janë gjithsej në dy grupe ku do të përcaktohen edhe dilemat e fundit në lidhje me formimin e cifteve te 1/8. Grupi E është një rebus i vërtetë pasi janë katër ekipe me nga 3 pikë, ndaj sfidat e orës 18:00 Belgjike-Ukrainë dhe Sllovaki-Rumani do të jenë përcaktuese.

Belgët e Kevin de Brojnes dhe Lukakut duhet t’i tregojnë Evropës se kanë aftësi e mundësi për të lënë gjurme në këtë kompeticion.

Pas humbjes befasuese ndaj Sllovakisë, skuadra e drejtuar nga Domeniko Tedesko mposhti Rumaninë në takimin e dytë 2 me 0 dhe tani duhet të fitojë kundër Ukrainës për kualifikimin dhe vendin e parë në grup.

I njëjti diskutim vlen edhe për Ukrainën që ka një grup cilësor lojtarësh, me një potencial ende të pashprehur siç duhet.

Në ndeshjen tjetër ekipi që fiton përballjen Sllovaki-Rumani, po ashtu do të marrë një bilete kualifikese.

Në grupin F ku ndeshjet luhen në orën 21:00, Portugalia që ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë mund t’i lejojë vetes luksin e rotacionit masiv në formacion, rotacion të cilit mund t’i shpëtojë Ronaldo që dëshiron të lërë gjurmë me gola në Evropian dhe Gjerogjia është kundërshtari i duhur.

Kombëtarjan e Kvaratshkelias ende ka pak shanse kualifikimi, të cilat qëndrojnë vetëm nëse ekipi mund Portugalinë. Përballje direkt për një biletë për në fazën tjetër do të jetë ajo mes Turqisë dhe Çekisë. Turqit kënaqen edhe me një barazim ndërsa Çekia kalon vetëm me fitore./vizionplus.tv

Read Entire Article