Europa nën “pushtetin” e motit të keq, malet shqiptare zbardhen nga dëbora

1 month ago 41

Ulja e ndjeshme e temperaturave gjatë ditëve të fundit ka sjellë edhe reshjet e para të dëborës në malet shqiptare. Disa prej zonave malore në Kosovë mëngjesin e sotëm janë zbardhur nga dëbora.

Ekipet e kërkim shpëtimit në Kosvë kanë bërë apel që qytetarët të tregohen të kujdeshëm.

Raportohet që edhe Brezovica është zbardhur nga dëbora, ku nuk kanë munguar as skiatorët e parë.

Parashikohet që reshjet e shiut të vijojnë deri në fund të muajit, ku nuk përjashtohet që të ketë reshje dëbore në zonat malore, si në Kosovë ashtu edhe në pjesë të tjera të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Ndërkohë gjatë fundjavës pjesa më e madhe e Europës qendrore dhe lindore është përfshirë nga stuhi të forta shiu, çka ka sjellë edhe përmbytje në disa shtete si Polonia, Çekia, Austria dhe Rumania, kua ka patur viktima dhe persona të zhdukur. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article