“Fatalita” premierë në TKOB, shfaqja ka në qendër figurën e gruas

4 months ago 8

Figura e gruas në kryeveprat botërore, nga “Ana Karenina” tek “Zhulieta”, për të vijuar me “Carmen” e deri te “La Traviata”, jetësohet në një shfaqje të vetme në Teatrin e Operës dhe Baletit.

Premiera “Fatalita” përmbledh fuqishëm tragjiken e këtyre veprave, ku  personazhet i nënështrohen një vështrimi të ri nga koreografi italian Toni Kandeloro.

“Shfaqja ‘Fataliteti’ është një balet që tregon historinë e 4 grave, që vijë  nga letërsia dhe nga opera. Në qendër është gruaja, pjesë e jona. Në këtë shfaqje, trupat dhe shpirtrat e këtyre katër grave i kam sjellë të personalizuara përmes Enada Hoxhës, në një moment kaq të maturuar në jetën e saj. Sepse çdokush nga ne, herë pas herë, nuk jeton jetën që meriton.  dhe ne në teatrë kemi fatin që ta bëjmë realitet këtë gjë. ndaj me këtë shfaqe kam dashur të sjell një tjetër pikëpamje të këtyre kryeveprave.”, tha koreografi Toni Candeloro.

Përmes gjuhës së trupit kjo shfaqje përcjell tek publiku mesazhe të fuqishme universale, e vjen si jehone e asaj çka përjeton shoqëria sot, në të gjitha hallkat e saj.

Baleti “Fatalita” vjen si një ndërthurje mes skenografisë, ndriçimit, kostumografisë dhe lëvizjeve të baletit për të sjellë në dy netë rresht, nga kjo e martë, te publiku një shfaqje sensibilizuese e plot emocion./vizionplus.tv

Read Entire Article