Fati i grupit në “dorën” e Shqipërisë, barazimi mes Ukrainës dhe Çekisë ndihmon kuqezinjtë, decizive sfida e 16 nëntorit

1 day ago 29

Fitorja 1 me 0 në Gjergji e përfaqësues sonë, u bë edhe më e vlefshme falë rezultatit që prodhoi edhe ndeshja tjeter në grup mes Ukrainës dhe Çekisë, skuadrat e tjera pjesmarrëse në grupin tonë.

Dueli përfundoi 1 me 1 rezultat që na shkon shumë për shtat, edhe pse më përfekte do të kishte qënë një fitore e Ukrainës.  Sidoqoftë me rëndësi është fakti që Çekia nuk u shkëput, por është në krye me vetëm 1 pikë më shumë në raport me kuqezinjtë dhe Gjeorgjinë.

Matematikisht edhe Ukraina është plotësiësht në lojë pasi ka vetëm 3 pikë më pak sesa kryesuesit.

Në pamundësi për të luajtur në fushë  e vet, Ukraina priti Çekinë në Vroklav të Polonisë. Shaparenko dhe Sulc ishin kërcënues në 10 minitat e para me gjuatje në seicilen portë, përpara se çekët të kaloinin në avatazh në minute e  18 përmes një gjuatje nga jashtë zone të Cerv.

Miqtë shënuan edhe në fundin e pjesës së parë por goli i Vitik u anulua për pozicion jashtë loje. Në nisje të pjesës së dytë një gabim trashanik i Krejci, që preku topin me dorë i dha mundësi Ukrainës të barazonte ndeshjen përmes penalltisë së Dovbik, në fund pavarësisht një rasti të mirë të çekëve me Kliment rezuiltati nuk ndryshoi më.

Me 16 nëntor në Tiranë, Shqiperia duhet të mund me patjeter Çekine që të kapë vendin e parë në rënditje, thënë ndryshe, kuqezinjtë tanimë e kanë vete fatin e tyre në dorë. /vizionplus.tv

Read Entire Article