Të mëdhenjtë tregojnë “muskujt”, Gjermania likujdon Holandën, Italia dhe Franca “kokë më kokë” për kreun e grupit

19 hours ago 24

Kombëtaret e mëdha të kontinentit nuk gabuan në duelet e radhës të Ligës së Kombeve.

Në supersfidën e grupit A3, Gjermania mundi Holandën 1 me 0. Një  prej dueleve klasike të Europës u vendos nga një gol i shënuar nga talenti i Shtutgartit Xhemi Leiveling. Ndonëse me një skuadër ku emrat shumë të njohur ishin me pikatore, Pancerat e panë veten dominues kundër Tulipanëve në lojë.

Që në fillim iu anulua nga sistemi Var një gol shënuar po ashtu nga Leveling, ndonëse mes polemikash. Pak minuta më vonë vendasit patën një rast të shkëlqyer me Mitelshtad, por gjuajtja e mbrojtësit nuk e mposhti dot portierin holandez, i cili megjithatë ngriti flamurin e bardhë në minutën e  64 kur pas një rrëmujë në zonën mike, ishte Leiveling që me të djathtën potente zhbllokoi shifrat.

Holanda u kujtua vetëm në 15 minutat e fundit të ishte kërcënuese, por Simos dhe Malen u ndalën nga traversa dhe portieri Bauman. Gjermania e Nagelsman shkëputet në krye me 10 pikë, pesë më shumë sesa Holanda dhe Hungaria. Këta të fundit mundën Bosnjën e Edi Xhekos në transfertë me rezultatin 2 me 0 falë dygolëshit të Dominik Zhoboshlait.

Në grupin A2, beteja për vendin e parë do të ndahet në duelin direkt të nëntorit mes Italisë dhe Francës. Axurrët mbajtën kryesimin pasi mundën duke u dëfryer Izraelin me rezultatin 4 me 1. Paraqitje më shumë se pozitive për skuadrën  Spaletit, me lojë të bukur dhe shumë raste për shënim,, përtej rivalit modest. Nota e vetme negative, humbja e shumë rasteve për shënim nga Retegi dhe Tonali, derisa sulmi  zhbllokoi shifrat me penallti në minutën e 41.

Në të dytë Di Lorenco dyfishoi shifrat. Izraeli shkurtoi diferenca në zhvillimet e një goditje nga këndi, por ishte vetëm një shkëndijë e vogël që nuk u ndez kurrë për miqtë, pasi  me Fratezin dhe sërish Di Lorencon e ktheu suksesin në goleadë. 10 pikë për Italinë, 1 më shumë sesa Franca që ndjek me 9.

Gjelat mundën Belgjikën në ndeshjen direkte për të përcaktuar rivalin e Axurreve. Suksesi 2 me 1 u sigurua nga Kolo Muani autor i të dy golave, ndërsa barazimin momental e kishte vendosur për Belgjikën Openda. Për tu evidentuar tek vendasit dhe një penallti e humbur nga Tielemans. Cuameni la Francën me 10 lojtarë , në 15 minutat e fundit, por Belgjika nuk e shfrytëzoi këtë avantazh.

Turqia mbetet në krye të grupit b4 pasi mundi Islandën jashtë fushë 4 me 2. Tani ballkanasit kanë 2 pikë më shumë ses Uellsi që fitoi 1 me 0 ndaj Malit të Zi./vizionplus.tv

Read Entire Article