Kosova shkëlqen në “Fadil Vokrri”, fiton 3-0 ndaj Qipros

3 hours ago 14

Ishte një fitore që shton edhe më shumë shpresat për ngjitje në Ligën B të Nations League.

“Dardanët” e Kosovës kanë vijuar serinë e fitoreve radhazi, teksa mbrëmjen e kësaj të marte kanë triumfuar me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Qipros, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Një gol në pjesën e parë nga kapiteni Amir Rrahmani dhe dy në pjesën e dytë, nga Ermal Krasniqi dhe Emir Sahiti mjaftuan për t’i dhënë fitoren skuadrës së teknikut Franco Foda, e cila tashmë ngjitet në kuotën e 9 pikëve në Grupin C, me tre pikë më pak se Rumania kryesuese me pikë të plota pas katër fitoreve, pas fitores së sotme 2-1, në Lituani.

Ndërkaq, në përballje të tjera të mbrëmjes, Luksemburgu barazoi 1-1 në transfertë ndaj Bjellorusisë, ndërsa Irlanda e Veriut mundi thellë, me 5 gola, Bullgarinë.

Read Entire Article