Mediat e bëjnë të kryer: Tuchel është trajneri i ri i Anglisë

14 hours ago 23

Thomas Tuchel do të bëhet trajneri i ri i Anglisë pasi ra dakord të marrë drejtimin e Tre Luanëve, sipas The Times.

Kombëtarja e Anglisë ishte në kërkim të një trajneri dhe procesi u përshpejtua pasi Tre Luanët humbën nga Greqia në Wembley.

Siç raporton Times, Thomas Tuchel ka pranuar të marrë detyrën e trajnerit të Anglisë dhe madje pritet të prezantohet brenda javës.

Prandaj, Tuchel është ai që pason Gareth Southgate, ndërsa Lee Carsley është në detyrë në këto katër ndeshje të Ligës së Kombeve. /vizionplus.tv

Read Entire Article