Faza e 1/8 nis me Itali-Zvicër, Spalleti ndryshon formacionin, Helvetët me Xhakën duan surprizën

4 months ago 34

Nga Ervin Sina

Brenda ose jashtë Evropianit, rrugë të mesme nuk ka! Faza e 1/8  nis menjëherë me një ndeshje mjaft interesante, ajo që vë përballë kampionët e Evropës në fuqi Italinë dhe Zvicrën, skuadër simpatike e cila ka bërë shumë mirë në kompeticionet e fundit.

Helvetet madje ishin ata që dogjën Italinë nga kualifkimi në Botëror 2 vite me parë, ndërsa në Evropianin e fundit fituar nga Axurret, Zvicra u desh në dorëzohej në një humbje 3 me 0 ndaj Italisë në fazën e grupeve.

Skuadra e Muirat Jakin bëri një performance të mirë në fazën e grupeve dhe sidomos ndaj Gjermanisë në takimin e tretë, duke treguar se me lojtarët me kualitet që ka në organikë mbështetur sidomos tek Granit Xhaka, pikë referimi në mesfushë, mund të tentojnë surprizën sot në orën 18:00.

Në krahun tjetër rreth Italisë ka goxha skepticizëm duke qënë se pati luhatje të mëdha në fazën e grupeve.

Fitoi me vështirësi ndaj Shqiperise, u mund me një dominim të madh nga Spanja, dhe barazoi ndaj Kroacisë vetëm në minutën e 8 shtesë.

Spaleti do të ndryshojë sërish formacionin kundër Zvicrës.  Rikthehet mbrojtja me katër ku në qëndër në vend të Kalafiorit të pezulluar luan Mancini, ndërsa në krahun e majtë në mungesë të Diamarkos së dëmtuar luan Darmian.

Në mesfushë e reja me e rëndësishme është Faxholi në vend të Zhorxhinjos ndërsa befasia tjeter është El Sharaui që ka fituar balotazhin me Pelegrinin dhe Xakanjin dhe do të jetë bashkë me Kiezen që do të mbështesin Skamakën.

Lucano Spaleti tha se ai pret shumë nga Italia dhe se është gati që Axurret të ngrenë nivelin përtej asaj që dhanë në fazën e grupeve./vizionplus.tv

Read Entire Article