“Ferma VIP”, fermerët diskutojnë çiftet që mund të krijohen, Renisi: Ditea është direkt për unazë

6 months ago 23

Një pjesë e fermerëve në verandën e “Ferma VIP” po diskutojnë për flirtet dhe ngacmimet e para që do nisin në fermë.

Albano ka shprehur pëlqimin për disa nga vajzat, ndërsa Renisi është shprehur se Ditea është direkt për unazë.

Nga ana tjetër, Albano theksoi se e sheh veten me Rigelsën ose Ditean.

Pjesë nga diskutimet:

Renisi: Do të ketë çifte?

Elsa: Do të ketë që ç’ke me të

Renisi: Kush mund të bëhet çift?

Albano: Unë me Rigelsën, ose unë me Ditean. Unë me këdo nga gocat, përveç Çiljetës, Marianës, Elsës dhe përveç Glorias se është 21 vjeç. Është yll i bukur, por unë jam plak

Valeri: Ti Albano do lidhesh brenda grupit tënd?

Albano: Jo, këto që përmenda janë të gjitha nga grupi jot. Ditea shumë vajze e mirë, inteligjente, e bukur e pashme

Renisi (flet për Ditean): Është direkt për unazë

Elsa: Shumë e mirë është. Më pëlqen. Unë po të kisha qenë djalë do të kisha menduar për të

Albano: Nuk është se ja thashë me qëllim se ti do martohesh me mua, por i thashë kush do të marri do të jetë me shumë fat

Read Entire Article