Pensionet, Rama: Sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë i kujtdo që merr një pagë

3 hours ago 27

Sot është dita e tretë e diskutimeve publike lidhur me temën e pensioneve.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit.

Këto diskutime synojnë një informim të hapur, të plotë dhe të detajuar mbi pasqyrën e pensioneve për të gjithë pensionistët dhe gjithë shoqërinë, tha kreu i qeverisë në nisje të fjalës së tij.

Rama: Në një proces si ky është i domosdoshëm një front i madh i përbashkët shoqëror mes qeverisë, kompanive dhe individëve sepse sigurimet shoqërore nga të cilat buron fondi i pensioneve janë një detyrim jo vetëm ligjor, por edhe moral për të krijuar mundësinë që zinxhiri i solidaritetit të funksionojë. Sigurimet shoqërore janë detyrimi i parë i kujtdo që merr një pagë dhe ai detyrim sapo shlyhet shkon direkt te dikush që merr një pension. Sot do të fokusohemi tek informaliteti i pagave, si një armik i pensioneve dhe i pensionistëve./vizionplus.tv

Read Entire Article