“Ferma VIP”, kolazh këngësh, imitime dhe lojëra, fermerët dhurojnë spektakël dhe atmosferë të jashtëzakonshme

6 months ago 27

Të ulur në piano, Xhesika dhe Roberti, kanë dhuruar momente të mrekullueshme në shtëpinë e “Ferma VIP”. Dy artistët kanë interpretuar këngë të ndryshme, hite ndër vite, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë për të gjithë fermerët.

Kënga, kërcimet, lojërat dhe energjia e mirë, nuk kanë munguar në asnjë moment në “Ferma VIP”.

Nga ana tjetër, Çiljeta dhe Albano kanë imituar fermerët duke shkaktuar të qeshura.

Po ashtu, të gjithë fermerët janë përfshirë në lojëra të organizuara nga vetë ato, duke dhuruar momente të bukura për shikuesit.

Këto momenti mund t’i ndiqni live në dy kanalet e Tring, “Ferma VIP 1”  dhe “Ferma VIP 2”./vizionplus.tv/

Read Entire Article