Në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se paraprakisht dyshohet për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit.
Urdhri është dhënë për sistemet në Drejtorinë e Përgjithshme, në ato vendore si dhe në kufi.
Nuk dihet ende nëse sulmi ka prekur sistemet e Policisë.
Kjo nuk është hera e parë kur Policia e Shtetit bie pre e sulmeve, apo dhe institucione të tjera, ndërsa precedenti i rëndë është ai me sistemin TIMS./vizionplus.tv