“Flija nëpër komshi”, themeluesja e Down Syndrome Albania rrëfen kujtimet me gjyshen

6 months ago 27

Themeluesja e Down Sindrom Albania, Emanuela Pepkola e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka rrëfyer se si ka qenë fëmijëria e saj.

Ajo ka treguar se është rritur nga gjyshja, dhe si fëmijë ka patur një liri të plotë. Me humor Emanuela ka rrëfyer se si fëmijë shpesh flinte te komshinjtë apo kushërinjtë.

Unë jam rritur me gjyshen. Pra unë kam lindur në Bulqizë, jam vajzë dibrane nga mamaja, por kështu ndihem. Babin e kam mirditor, por atij mos i mbetet hatri, kokën e kam mirditore në sensin e këmbënguljes. Babin e kam inxhinier gjeolog, por unë rrija me mamin tim kur ishte inxhinier në Bulqizë, mami im ka mbaruar shkollën e muzikës. Kur unë isha 2 vjeç e gjysëm ata u larguan nga Bulqiza, pasi babi nisi punë në Laç. Gjyshja ime që ka ndërruar jetë kur ka lindur Dea, dhe unë kam ndejtur me gjyshen pasi ajo ishte vetëm. Kam ndenjur deri në Klasë të parë, pastaj kama ardhur në Laç, dhe pas klasës së parë më çuan sërish te gjyshja. Pastaj jemi kthyer bashkë me gjyshen në Laç në gjysëm të klasës së shtatë. Unë jam rritur me gjyshen në një liri të paparë. Unë jam rritur me gjyshen në një liri “Je bërë si Hane Ukja”, nuk e di sa e përdorin si shprehje. Unë flija nëpër komshinj, nëpër kushërinj, verën e kaloja në Zerqan”, u shpreh Emanuela Pepkola./vizionplus.tv

Read Entire Article