Radhë të gjata janë regjistruar në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë. Kjo edhe për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve nga njëra anë e kufirit në anën tjetër.
E gjithë kjo ka ardhur pasi shqiptarët e anës tjetër të kufirit vijojnë të rezervojnë për fundjavë në hotelet e ndryshme të bregdetit tonë por edhe në juglindje të vendit.
Për të përballuar fluksin në rritje që ka nisur në orët e para të mëngjesit policia e përbashkët shqiptaro-maqedonase punon me 5 sportele, 4 prej të cilave për automjetet e vogla.
Për të shmangur në maksimum radhët e gjata të dyja policitë kufitare herë pas here punojnë me procedura të përshpejtuara.
Fluks ka patur edhe në dalje nga vendi ynë në drejtim të Maqedonisë së Veriut por nuk ka pasur radhë të gjata si në hyrje./vizionplus.tv