Fluksi në dogana, Balla: Po ndjekim situatën, kam komunikuar me kolegët për shtimin e sporteleve

10 months ago 21

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar për fluksin e shtuar në dogana, pasi shqiptarët po kthehen në atdhe për festat e fundvitit.

Balla ka falenderuar homologët e tij në Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, me të cilët ka komunikuar për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar.

Lexo edhe :

Related Posts

Ministri bën me dije se po monitorohet situata edhe në pikat kufitare me Malin e Zi dhe Kosovën, edhe pse nuk ka pasur vonesa.

Reagimi i Ballës:

Gjatë festave shumë bashkëatdhetarë dhe turistë të shumtë vijnë në Shqipëri për të festuar Krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve. Po ndjekim orë pas ore situatën në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut (Kakavijë, Kapshticë, Qafëthanë) ku në momente të caktuara krijohen radhë të mjeteve që presin të hyjnë në Shqipëri kryesisht. Dëshiroj të falenderoj kolegët ministra të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut përkatësisht Giannis Oikonomou dhe Oliver Spasovski, me të cilët sapo kam komunikuar, për gatishmërinë dhe bashkëpunimin në shtimin e sporteleve dhe punonjësve të policisë në pikat e kontrollit kufitar. Nuk paraqiten vonesa të shumta në pikat e tjera të kalimit me Kosovën dhe Malin e Zi, por vijojmë të ndjekim dhe aty flukset. /vizionplus.tv

Read Entire Article