Forcat ruse luftojnë për të larguar ukrainasit nga Kursku

2 months ago 22

Forcat ruse kanë nisur një kundërofensivë të madhe kundër trupave ukrainase që hynë në Rusinë perëndimore muajin e kaluar dhe kanë rimarrë një pjesë të tokës, thonë blogerët që mbështesin luftën e Moskës.

Më 6 gusht, Ukraina nisi ofensivën më të madhe kundër Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore, duke kaluar kufirin dhe duke pushtuar rajonin e Kurskut, me mijëra trupa të mbështetur nga një mori drones dhe armësh të rënda, duke përfshirë edhe armët perëndimore.

Yuri Podoliaka, një bloger pro-rus me origjinë ukrainase, dhe dy blogerë të tjerë me ndikim, Rybar dhe Two Majors, raportuan se forcat ruse kanë nisur një kundërofensivë të madhe në Kursk.

“Në rajonin e Kurskut, ushtria ruse nisi një kundërsulm në krahun perëndimor, duke zvogëluar zonën e kontrollit të Ukrainës pranë kufirit shtetëror,” raportoi Two Majors.

🇷🇺🇺🇦 Russian channels have begun to upload more images of POWs captured in Kursk during today’s counter-attack. pic.twitter.com/QverGz8j38

— Heyman_101 (@SU_57R) September 11, 2024

Podoliaka tha se forcat ruse kanë kapur fshatra në pjesën perëndimore të territorit rus të pushtuar nga Ukraina, duke i shtyrë forcat ukrainase në lindje të lumit Malaya Loknia, në jug të Snagost.

Reuters raporton se nuk ishte në gjendje të konfirmonte informacionin nga fusha e betejës për shkak të kufizimeve në mbulimin e luftës nga të dyja palët.

Raportet e Ministrisë së Mbrojtjes ruse mbi luftimet japin pak informacion. Deri më tani nuk ka asnjë koment nga Ukraina.

Ukrainasit rrëzuan 20 dronë të nisur nga Rusia gjatë natës

Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se rrëzuan 20 nga 25 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës në gjashtë zona.

Guvernatori rajonal i Kievit, Ruslan Kravchenko nuk raportoi asnjë dëmtim të shtëpive apo infrastrukturës kritike dhe asnjë viktimë në zonën përreth kryeqytetit.

🇺🇦🇷🇺🚨The Russian Armed Forces hit with “Iskanders” Ballistic Missiles at the place of formation in the open area of ​​the Ukraine Forces near Bezdrik in the Sumy Oblast – this is what the DeepState resource claims#Ukraine #UkraineWar #UkraineRussiaWar #Kursk pic.twitter.com/SMkfrdC0sC

— Authentic World Updates (@worldupdates245) September 11, 2024

Guvernatori rajonal i Cherkasy, Ihor Tamburets tha se forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron në rajon, që ndodhet në Ukrainën qendrore, pa raportime për dëme.

Gjashtë dronë u rrëzuan në rajonin e Dnipropetrovsk, tha guvernatori Serhii Lysak. Sulmet e natës në këtë zonë rezultuan me plagosjen e një personi dhe dëmtime në katër pallate dhe infrastrukturë.

Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan pesë dronë në rajonin jugor të Khersonit, ku 13 persona u plagosën në sulmet gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi guvernatori lokal Oleksandr Prokudin.

Forcat ruse gjithashtu bombarduan një spital në rajonin verior të Chernihiv me artileri gjatë natës, pa raportuar viktima, sipas guvernatorit rajonal Vyacheslav Chaus./vizionplus.tv

Read Entire Article