FOTO/ Kokë dhie e gjakosur, kërcënohet me vdekje gjyqtarja italiane e antimafies

7 months ago 22
Reklamë

ITALI – Një kokë fëmije e përgjakur  me një teh të ngulur në të u gjet para derës së shtëpisë së Maria Francesca Mariano natën mes së enjtes dhe të premtes. Një kërcënim mafioz drejtuar gjyqtares për hetime paraprake në Leçe, e cila tashmë prej disa muajsh është marrë nën mbrojtje.

Më herët gjyqtarja e anitimafias kishte marrë letra kërcënuese.

Pranë kafshës së therur u gjet edhe një shkrim: “Kështu”.

Koka e kafshës u vendos përballë derës, shkruan Il Nuovo Quotidiano di Puglia. Personi që e vendosi më pas u zhduk.

Hetimi për klanin Scu dhe letrat kërcënuese

Kërcënimet ndaj Maria Francesca Mariano,  letra kërcënuese të shkruara me dorë, filluan pas hetimeve antimafia që çuan në arrestimin e 22 personave që konsideroheshin se i përkisnin klanit Lamendola-Cantanna të lidhur me Sacra Corona Unita më 17 korrik .

Mariano, gjyqtarja për hetimet paraprake, ka firmosur urdhrat e masës së sigurimit. Së bashku me të, nën mbrojtje është marrë edhe prokurorja përgjegjëse për atë hetim, Carmen Ruggiero. /vizionplus.tv

Read Entire Article