Këto që shihni në foto janë tre të rinjtë e arrestuar nga operacioni i zhvilluar nga Antidroga në Tiranë.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se në pranga kanë rënë Ervin Rakipi, Xhelo Ajasllari dhe Paolo Shyti.
Të rinjtë u vunë në pranga teksa tentonin të shisnin një sasi kokaine prej 1.1 kg.
Arrestimi i tyre u bë në afërsi të rrugës “Myslym Shyri”, teksa raportohet se gjatë aksionit 3 personat kanë tentuar të largohen me vrap, por janë kapur nga agjentët e antidrogës.