Fotot/ Surpriza për qytetarët e Tiranës, një kartolinë nga Lali Eri për festat

10 months ago 23

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar qytetarët e Kryeqytetit për festat e fundvitit.

Ai u ka dërguar nga një kartolinë me një urim të ngrohtë, si dhe për t’i falenderuar për mbështetjen me dëshirën për një vit të ri të mbushur me shëndet, suksese dhe lumturi.

Më herët, në rrjetet e tij sociale, Veliaj ndau edhe një videomesazh urimi, në të cilin shprehej se 2024 do të jetë viti më i mirë për Tiranën.

“S’kam asnjë dyshim se viti 2024 do të jetë viti më i mirë për Tiranën, ashtu siç ky që lamë ishte më i miri deri më sot. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm, ku Tirana ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë vitin që kaloi, këtë vit ne po mbyllim një tjetër titull të jashtëzakonshëm si Qyteti Evropian i Sportit. Unë jam vërtet krenar për punën e secilit prej jush. Na presin shumë detyra dhe shumë plane dhe projekte të mira me energji pozitive dhe me këmbëngulje ne mund t’i arrijmë e t’i realizojmë me shumë sukses”, tha ai.

Top Channel

Read Entire Article