Frikë në familjen e trajnerit të Serie A, çfarë ndodhi në banesën e tij

2 months ago 42

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur mesnatën e së martës në familjen e trajnerit të Empolit, Roberto D’Aversa.

Disa hajdutë tentuan të futeshin për të grabitur banesën e tij, por fatmirësisht tekniku i Epolit dhe familjarët e tij nuk ndodheshin në abnesë në ato momente.

Hajdutët nuk kanë vjedhur asgjë, pasi kanë shpërhthyer derën janë larguar për arsye të pakuptueshme.

Ndërkohë që D’Aversa dhe familjarët e tjerë janë trembur kur janë kthyer në shtëpi.

Policia po heton rastin dhe po punon për rindërtimin e ngjarjes.

“Ishte një moment i vështirë, por tashmë është pas nesh, shumë larg. Dera e përparme e hapur, privatësia e cenuar, frika. Falë policisë, njerëzve të Empolit dhe dashurisë së jashtëzakonshme të familjes sime. Një episod i keq që i përket tashmë të kaluarës. Ne vazhdojmë të punojmë për Empoli-Juventus”, ka shkruar D’Aversa në Instagram.

Read Entire Article