Fshati apo qyteti? Të ftuarit: Shumë e dashurojnë, pak e martojnë

7 months ago 16
Reklamë

Sipërmarrësja, Gerta Loku, deklaroi në emisionin “Vizioni i Pasdites” se janë të pakët personat që zgjedhin fshatin për të jetuar, duke iu larguar zonave urbane. Sipas saj, shkak për këtë është mungesa e investimeve dhe aksesi në shërbime të domosdoshme.

“Të gjithë e dashurojnë fshatin, por shumë pak e martojnë atë. Ta dashurosh dhe ta martosh një pozicion gjeografik, 24 orë apo 365 ditë në vend, e ta duash atë, janë dy gjëra shumë të largëta. Ne një jave ishim 24 orë pa energji elektrike, nuk kishte ndodhur kurrë, janë gjëra që ndodhin në fshat. Fshati është krejt i pabanueshëm për fëmijët që nuk e kanë qendrën urbane afër, unë kam privilegjin e madh që kam Rrëshenin vetëm 7 km dhe arrij t’i transportoj fëmijët e mi në shkollë apo kurse, por janë fshatrat e largët që është thuajse e pamundur të rrisësh fëmijët”, tha ajo.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga ana tjetër, të ftuarit kanë rrëfyer edhe eksperiencat e tyre, duke nënvizuar se rikthimi në fshat është ide e mirë.

“Në fshat ke mundësi të krijosh, do kesh atë tufën e gjethëve tua, lopët e tua, do marrësh atë gjalpin..Duhet të dish ta shesësh pastaj sepse ti e njeh dhe realitetin e qytetin, është shkollë shumë e mirë. Ata nga fshati që kanë ikur në qytet kanë mundësi që të rikthehen dhe t’i shesin ato”/vizionplus.tv/

Read Entire Article