Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, teksa partitë politike kanë “ndezur motorët” e fushatës. Teksa socialistët kanë zgjedhur drejtuesit e qarqeve, opozita pritet të orientohet drejt koalicioneve.
Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se do të futet në zgjedhjet e ardhshme duke krijuar koalicion me të tjera parti opozitare, por pa konfimuar nëse një prej tyre do të jetë edhe ajo e aleatit të tij, Ilir Metës.
Ky i fundit në një konferencë për mediat i pyetur nëse do të garojë në koalicion për Berishën, ka refuzuar të japë një përgjigje.
“Unë nuk kam ndjekur intervistën e zotit Berisha. Jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme, kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë dhe prezenca e saj në parlament”, tha ai.
Nga ana tjetër, Meta theksoi se partia e tij ka nisur përgatitjet në të gjithë vendit për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa u shpreh optimist mbi rezultatin zgjedhor./vizionplus.tv