Ministria e Brendshme ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve që duan të drejtojnë policinë e shtetit. Në garë janë 15 kandidatë, mes tyre edhe Neritan Nallbati.
Ai aktualisht drejton Policinë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme. Nallbati ka një karierë të gjatë në polici, si drejtues në Durrësit, Berat, Fier etj.
Pëllumb Seferi, është një tjetër emër që konsiderohet me potencial të fortë brenda policisë. Prej dy vjetësh Seferi drejton Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ndërsa mban dhe gradën Drejtues i Lartë. Pëllumb Seferi ka mbaruar Akademinë Ushtarake në Itali ku ka ndjekur studimet në Shkollën e Lartë të Aplikimit në Torino si dhe është diplomuar për Shkenca Politike po atje . Ai ka kryer edhe kurse në SHBA nën drejtimin e FBI si dhe disa të tjera të PAMECA. Gjatë këtyre viteve ai ka spikatur në fushën e ekstradimeve.
Skender Hitaj është një tjetër emër që kandidon. Ai është drejtor në Durrës, ndërsa më herët ka shërbyer në disa funksione brenda policisë si në Dibër, Shkodër etj.
Ilir Proda i cili drejton policinë e Elbasanit dhe po hetohet nga SPAK për dekonspirimin e një aksioni, është gjithashtu një kandidat që i është bashkuar thirrjes për pozicionin vakant për të zëvëndësuar Rrumbullakun.
Emra të tjerë në garë janë Rebani Jaupi, aktualisht drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike, shefi i Interpolit Idajet Faskaj, Ardian Çipa etj.
Kandidatët do të shqyrtohen nga një komision në Ministrinë e Brendshme dhe brenda 10 ditëve emri fitues do t’I dorëzohet ministrit të Brendshëm.
Lista e plotë
- Adriatik Tafçiu
- Altin Mena
- Ardian Çipa
- Gentjan Shehaj
- Hajrulla Xhivini
- Ibrahim Disha
- Idajet Faskaj
- Ilir Proda
- Lutfi Minxhozi
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Sami Rasha
- Shemsi Prençi
- Skënder Hita
/vizionplus.tv